Bëhu i pari që shijon Surround Rear Visionime PEUGEOT E RE PARTNER.
Kjo risi lehtëson dhe e bën udhëtimin më të sigurt dhe siguron shikueshmëri më të mirë. Kjo veçori mundëson që ekrani, i vendosur në qendër të pasqyrës së brendshme, duke përdorur të dy kamerati, të monitorojë rrethinat e automjetit tuaj, nëse dyert e pasme të automjetit janë pa dritare, ose automjeti ka një ndarje të plotë dhe pengon shikimin.
Ky sistem ka tre lloje të shikueshmërisë:
- Një pamje nga ana e pasagjerit për të menaxhuar shikimin në pikat e verbëra.
- Dukshmëri në pjesën e pasme, duke treguar distancën mesatare nga pjesa e pasme e automjetit.
- Ekran i kamerës së pasme për shikueshmëri më të mirë dhe manovrim më të lehtë duke shfaqur gjerësinë e automjetit tuaj me pasqyra të hapura, si dhe distanca nga prapakolpi prej 30 cm, 1 m dhe 2 m, rrezja e rrotullimit të automjetit tuaj në varësi të pozicionit të drejtimit dhe dimensioneve të hapjes së portës .i.
Me veçorinë Surround Rear Vision, nuk keni më nevojë të zgjidhni midis: përmirësim i dukshmërisë, apo sigurisë së ngarkesave tuaja.i.
PEUGEOT E RE PARTNER mund të pajiset me një tregues të ngarkesës i i cili është një risi në segmentin e automjeteve tregtare LCV.
Me këtë karakteristikë inovative shoferi mund të informohet nëse tejkalohet pesha maksimale e lejuari, qoftë ajo masa maksimale e lejuar aksiale (e përparme dhe e pasme).
Ajo ka një qëllim të dyfishtë:
Lista e pajisjeve teknologjike është mbresëlënëse dhe e pakrahasueshme në këtë segment, por është gjithashtu e ndryshueshme në varësi të versionit:
Qëndroni i lidhur përmes ekranit të madh me prekje me ngjyra prej 8"i. Ekrani vjen i pozicionuar mjaft mirë përballë shoferit, i kompletuar me dy porta USB, një prizë, një lidhje Bluetooth dhe një karikues të telefoniti. Plotësohet nga Mirror Screen, i cili është i pajtueshëm me Mirror Link®, Apple Carplay™ dhe Android Auto™
Navigimi 3D është i shoqëruar me një komandë zanore që ju lejon të kërkoni me lehtësi dhe intuitivisht të gjeni informacione kryesore. Ai merr parasysh trafikun në kohë reale (TomTom Trafic) dhe mundëson gjetjen e hapësirave të parkimit, stacionet e karburantit dhe parashikimet e motit.
Për të përmirësuar sigurinë e pasagjerëve, navigimi 3D shoqërohet nga PEUGEOT Connect SOS & Assistancei.
Për 20 vjet Peugeot Partner është testuar nga profesionistë që kanë ndjekur vlera të larta reference për të ofruar produkt cilësor në treg. Me platformën e re në pjesën e përparme, PEUGEOT PARTNER jep kënaqësi dhe emocione të forta shoqëruar me manovrim të lehtë dhe përformancë dinamike.
PEUGEOT E RE PARTNER në versionin LONG ka proporcione të balancuara, ku janë rritur hapsirat e ngarkesës duke ruajtur lëvizshmërinë dhe gatishmërinë.
Zgjidhni më të mirën: