Peugeot Boxer

 Boxer

Peugeot Boxer

Më shumë se një mjet transporti, Peugeot Boxer është projektuar posaçërisht për biznesin tuaj.

4 ARSYE PSE DUHET TË ZGJIDHNI PEUGEOT BOXER

Cilësi

Cilesi

Për të siguruar një nivel të lartë të cilësisë, PEUGEOT Boxer është testuar me më shumë se 4 000 000 km për më shumë se 3 vjet për të ofruar sigurinë maksimale të motorëve të saj. Gjithashtu janë kryer 500.000 cikle hapje dere për të provuar qendrueshmërinë e tyre.

Ngarkesa te medha

Ngarkesa të mëdha

PEUGEOT Boxer është në dispozicion në disa versione, sipas peshës maksimale të lejueshme: deri në 3.5 ton (3.0 t, 3.3 t dhe 3.5 t) dhe mbi 3.5 t.

Ngarkesa te medha

Volume të konsiderueshme

Boxer dhe Combi janë të disponueshme në shtatë versione nga 8 m3 (versioni L1H1) deri në 17 mm3 (versioni L4H3), gjë që e bën atë një lider në segmentin e tij. Ngarkimi dhe akomodimi i ngarkesës në PEUGEOT Boxer është veçanërisht i thjeshtë falë: gjerësisë së hapësirës së ngarkesës prej 1.87 m; gjerësisë mes rrotave 1.42 m; lartësisë së pragut të pjesës së ngarkesës 493 - 602 mm, e cila është ndër më të ulëtat në treg, me mundësinë e uljes së pragut me 7 cm me anë të amortizatorëve pneumatik; hapja e derës së pasme në një kënd prej 96°, me mundësinë e hapjes deri në 180°, madje edhe në 270° sipas modelit dhe me dyer rrëshqitëse anësore në njërën, apo në të dy anët e automjetit.

Kontroll i asistuar gjatë zbritjes (Hill Descent Control)

Hill Decent Control

HILL DESCENT CONTROL mundëson kontrollin shpejtësisë së lëvizjes nën 30 km/orë, në një pjerrësi më të madhe se 8%, pa përdorimin e frenave. Sistemi fiket automatikisht kur drejtuesi tejkalon shpejtësinë prej 30 km/orë.

Fleksibiliteti

Fleksibiliteti

Falë varianteve të ndryshme të karrocerisë, kapaciteteve dhe ngarkesave dhe të gamës së gjerë të pajisjeve standarde dhe opsionale, PEUGEOT Boxer do t'ju përgjigjet të gjitha kërkesave tuaja.