Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar Avel Sh.p.k. u themelua në Tiranë më datën 22.10.2002.
Shoqëria Avel Sh.p.k. ka marrë ekskluzivitetin nga firma Automobiles Peugeot – Paris, Francë për shitjen e automjeteve dhe pjesëve të këmbimit Peugeot, që prej datës 01.01.2003, për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Ekipi ynë me përvojë, vazhdimisht ofron ekspertizë me qëllim që të ndihmojë klientët tanë për plotësimin e të gjitha kërkesave dhe problemeve të tyre.
Ekipi ynë është këshilltari juaj në çdo moment. Jemi gjithmonë të gatshëm të ofrojmë asistencë për t'ju çuar drejt zgjidhjes më të mirë të mundshme. Gjithashtu, pranë ekipit tonë do të merrni të gjitha informacionet me detajet më të imta për mënyrat e shkëmbimit të automjeteve të përdorura me automjete të reja.
Ekipi ynë do t'ju ndihmojnë të merrni në konsideratë edhe opsionet e financimit dhe do t'ju ofrojë programe të sigurimit të përshtatura sipas nevojave tuaja individuale.
Konceptimi i ndërtesës së Shoqërisë Avel Sh.p.k., Servisit, Sallonit të Automjeteve, Aparaturave dhe Kualifikimi i Personelit, është bërë sipas Standartave të kompanise Automobiles Peugeot Francë.
Në Servisin e Shoqërisë Avel Sh.p.k. – Tiranë, kryhen shërbimet e mëposhtme :
Jemi i vetmi servis i besueshëm për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve Peugeot, gjë që tregohet nga numri i madh i shërbimeve që ne kryejmë, jo vetëm për automjetet Peugeot të shitura nga Shoqëria jonë, por edhe nga ato që klientë të ndryshëm i kanë blerë jashtë Shqipërisë.
Avel Sh.p.k. që nga viti 2010, është fitues i Trofeut Ndërkombëtar të Pas Shitjes.
Avel Sh.p.k. ofron të gjitha llojet e shërbimeve për automjetet Peugeot, sipas standarteve të Automobilave Peugeot France.
Duke patur parasysh cilësinë e automjeteve që ofrojmë, çmimet e shitjes së tyre, shërbimin tonë të kualifikuar, parashikojmë që automjetet Peugeot nga viti në vit të shtohen në tregun Shqiptar të automjeteve.