Për të shkuar kudo, PEUGEOT Traveller e gjeni në 3 gjatësi të ndryshme dhe lartësia e tij është e kufizuar vetëm në 1.90 m. Me pajisje dhe opsione të shumta, si dhe në versionin kompakt të 5, 7, ose 8 vendësh, PEUGEOT Traveller është funksional dhe ju përshtatet të gjitha nevojave. Përveç kësaj, vendet e saj me opsionin me rrëshqitje ju lejojnë të shfrytëzoni plotësisht hapësirën e brendshme. Gjithashtu, tavani i qelqtë i ndarë në dy pjesë i ju ofron mundësinë të shijoni rrezet e diellit për një udhëtim më të këndshëm. PEUGEOT Traveller ka parashikuar gjithçka për të lehtësuar jetën tuaj. Falë funksionit inovativ të hapjes së dyerve pa duar i, ju do të hapni dhe mbyllni derën e motorizuar thjesht duke kaluar këmbën poshtë pjesës së pasme të automjetit. Mjafton që të keni me vete vetëm çelësin elektronik.