Nëse çdo ditë keni nevojë për:
- një vend të rehatshëm
- ndërlidhjei
- teknologji Mirror Screeni
- një tavolinë mbështetëse rrotulluese
- si dhe hapësira të shumta depozitimi.
Ne ju rekomandojmë versionin: ASPHALT
Për më shumë se 20 vjet, Peugeot Partner dëshmon cilësinë dhe besueshmërinë e tij në rrugë. Me pajisje bashkëkohore të lidhura me internet dhe me gamën e motorëve efikasë, Peugeot Partner po dëshmon të jetë një mjet i domosdoshëm. Kjo makinë tregtare freskon gjithashtu pamjen e saj, e cila në të njëjtën kohë është e fuqishme dhe me karakter të palëkundur. Brezi i ri i PEUGEOT PARTNER në segmentin e automjeteve tregtare, ofron një nivel të ri të eksperiencës së drejtimit falë PEUGEOT i-Cockpit®.
PEUGEOT E RE PARTNER zgjidhet Furgoni ndërkombëtar për vitin 2019, çmim që njeh përkushtimin e ekipeve të PEUGEOT në një projekt që është në qendër të strategjisë së zhvillimit të markës, dhe që i jepet për të pestën herë që kur trofeu u krijua në vitin 1992.
Dy inovacione të mëdha tërhoqën vëmendjen: Treguesi i mbingarkesës për ngarkim të sigurt dhe Surround Rear Vision që ofron pamje nëpërmjet kameras për pjesën e pasme e cila nuk arrihet të shikohet nëpërmjet pasqyrave. PEUGEOT PARTNER aplikon për herë të parë në këtë segment PEUGEOT i-Cockpit®, duke ofruar një eksperiencë të re drejtimi për produktivitet akoma më të mirë. Çdo profesionist do të jetë në gjendje të krijojë konfigurimin e vet që do t'i lejojë ata të punojnë në mënyrë efektive, duke përfshirë versionin Grip për të përmbushur nevojën për shërbime të forta në të gjitha rrethanat, apo versionin e Asphalt për ata që shpenzojnë shumë kohë në automjetin e tyre.
PEUGEOT E RE PARTNER e forcon ambicjen akoma më tej, për të zotëruar të pamundurën
Secili profesion ka nevojat e veta specifike. Për të përmbushur nevojat unike të klientëve - pavarësisht nëse janë pronarë të vegjël, apo të mëdhenj, PEUGEOT PARTNER i ri është në dispozicion në versione të shumta në varësi të nevojave tuaja.
Peugeot e re Partner shquhet për përdorimin e tij ekskluziv të PEUGEOT i-COCKPIT si e para në këtë segment që e përdor si pajisje standarte. Dizenjo moderne e kombinuar me një timon kompakt, panel dhe ekran me prekje 8 "i, ofron një menaxhim edhe më të lehtë dhe një udhetim të rehatshem, falë pozicionit ergonomik të sediljes së shoferit.
Bëhuni të parët që shijoni Surround Rear Visioni.
Kjo risi e bën drejtimin më të lehtë dhe më të sigurt dhe ju jep më shumë shikueshmëri. Kjo veçori mundëson që ekrani, i vendosur në qendër të pasqyrës së brendshme, duke përdorur të dy kamerati, monitoron rrethinat e automjetit tuaj, nëse dyert e pasme të automjetit janë pa dritare, ose automjeti ka një ndarje të plotë që pengon shikimin.
PEUGEOT E RE PARTNER mund të pajiset me një tregues të ngarkesësi i cili është një risi në segmentin e automjeteve të lehta tregtare.
Me këtë karakteristikë inovative shoferi mund të informohet nëse tejkalohet pesha maksimale e lejuari, qoftë ajo pesha maksimale për secilin aks (e përparme dhe e pasme).
Oferta e automjeteve të transformuara përmban shumë sugjerime të dobishme dhe funksionale nga partnerët tanë të specializuar.
Kjo iniciative efikase u mundëson partnerëve tanë që të përshtatin automjetin sipas nevojave të secilit klient me kërkesa specifike.
Pavarësisht nëse jeni hidraulik, luleshitës, tregtar, etj., PEUGEOT E RE PARTNER ofron një zgjidhje që i përshtatet çdo profesioni.
*Konsumi dhe emetimi i CO2
Protokolli i matjes është në dispozicion në faqen e internetit të PSA Group, www.groupe-psa.com.