508 PEUGEOT SPORT ENGINEERED



360 Kuaj Fuqi - 520 Nm

5,2 sekonda në 100 km/h

46 g/km emetime CO2
Emetimet në konsum të kombinuar CO2 (WLTP)




Zbuloni 508 PEUGEOT SPORT ENGINEERED dhe shijoni performancën më të lartë të automjeteve hybrid PEUGEOT.


DIZENJO

Shijoni estetikën e 508 PEUGEOT SPORT ENGINEERED, e cila shquhet me qëndrimin e saj të fuqishëm dhe vendimtar. Silueta e saj e pastër dhe muskulare është përmirësuar me ngjyrën e re "Selenium Grey" e cila është perlë delikate dhe kombinohet me ngjyrën dinamike të dallueshme "Kryptonite".

FENERËT

NËNSHKRIMI ME NGJYRËN KRYPTONITE

FENERËT

Nënshkrimi i dritave PEUGEOT përfshin fenerët Full LED, sinjelet LED dhe ndriçimin statik të kthesave. Ju keni shikueshmëri më të mirë dhe mund të dalloheni në çdo kohë, duke përmirësuar kushtet e drejtimit dhe sigurinë.

NËNSHKRIMI ME NGJYRËN KRYPTONITE

NËNSHKRIMI ME NGJYRËN KRYPTONITE

NËNSHKRIMI ME NGJYRËN KRYPTONITE

Duke simbolizuar saktësinë, modernitetin dhe performancën e mirë të linjës së re PEUGEOT SPORT ENGINEERED, nënshkrimi i markës në formën e 3 kthetrave të luanit shfaqet me ngjyrë kryptonite.

DETAJE UNIKE

DETAJE UNIKE

DETAJE UNIKE

Elementet grafikë dhe aerodinamikë të linjës së re PEUGEOT SPORT ENGINEERED, hyrjet specifike të ajrit të theksuara nga ngjyra moderne dhe e ndritshme e kryptonitit, sigurojnë ftohje më të mirë të motorit dhe në të njëjtën kohë theksojnë më tej temperamentin e 508 PEUGEOT SPORT ENGINEERED.

GRILË IMPRESIVE

GRILLË IMPRESIVE

GRILA

Vizatuar imët rreth skajeve - grila e re e zezë në formë luani në "Dark Chrome" është zbukuruar me pjesë që duken si "tehe" që përkulen dhe drejtojnë rrjedhën e ajrit.

Me monogramin "508" në Satain Black, grila e re simbolizon performancën efikase.

KOLEKSIONI 20"

KOLEKSIONI 20

KOLEKSIONI 20"

Atribut estetik dhe teknologjik i zhvilluar posaçërisht për linjën e re PEUGEOT SPORT ENGINEERED, këto detaje të reja janë të pajisura me goma Michelin Pilot Sport 4S me performancë të lartë në përmasat 245/35 R20.

Ato nxjerrin në pah 4 ferrotat me ngjyrë Kriptoniti të montuara në disqe me ventilim me diametër të madh për fuqi frenimi optimale dhe afatgjatë.

PJESA E PRAPME

PJESA E PRAPME

PJESA E PRAPME

Në pjesën e pasme, shiriti horizontal që shtrihet në të gjithë gjerësinë në të zezë të ndezur, nxjerr në pah bukurinë e dritave 3D Full LED, të cilat janë forma e tre kthetrave të luanit të PEUGEOT me animacion unik kur hapen dhe mbyllen dyert.

Në të dy anët e difuzorit të integruar në mënyrë perfekte, tubat e shkarkimit me trajtim elektrolitik të zi, specifik për linjën PEUGEOT SPORT ENGINEERED, shprehin fuqinë prej 360 kuaj fuqi.


PEUGEOT i-COCKPIT®

Me modelin modern PEUGEOT i-COCKPIT® do të përjetoni një përvojë unike drejtimi. Shijoni shkathtësinë e një timoni kompakt dhe ngarjen pa pasur nevojë t'i hiqni sytë nga rruga, me ekranin e ri me head up që shfaq të gjithë informacionin e dobishëm në fushën tuaj të shikimit. Çdo detaj në brendësi, nga paneli deri te dyshemeja dhe mbështetësit e krahëve, krenohet me një nga atributet e dallueshme, elegante dhe sportive të linjës së re, duke mos harruar edhe pragjet e dyerve të përparme të PEUGEOT SPORT ENGINEERED.

ТЕKNOLOGJIA

Për t'ju ofruar nivelin më të lartë të përgjigjes dhe kënaqësisë në drejtimin e automjetit, e gjithë ekspertiza e ekipit të PEUGEOT SPORT në zotërimin e teknologjisë hibride është zbatuar në dizajnimin e modelit të ri elektrik PEUGEOT SPORT ENGINEERED, i pajisur gjithashtu me gjeneratën e fundit të sistemeve të asistencës së drejtimit PEUGEOT.

МОТОRI

Provoni motorët me performancë të lartë, diversitetin hibrid dhe 42 km (WLTP) autonomi në modalitetin elektrik. Me një fuqi totale efektive prej 360 kuaj fuqi si nga motorët elektrikë ashtu edhe nga motorët me djegie të brendshme dhe një kombinim i dy llojeve të motorëve dhe lëvizjes me të gjitha rrotat, 508 PEUGEOT SPORT ENGINEERED jep 520 Nm çift rrotullues, fuqi të optimizuar dhe përshpejtim mbresëlënës.
Мотори:
  • PureTech 200 kuaj fuqi
  • Motor elektrik (para) me fuqi maksimale 81 kW / 110 kf
  • Fuqia maksimale nga ana e motorit elektrik (i pasmë) është 83 kW / 113 kf