PEUGEOT Rifter i ri ka një dizenjo të fuqishme dhe mbresëlënëse. Brendësia e saj moderne, pajisjet teknologjike dhe modulariteti, është kombinimi perfekt për të përjetuar një eksperiencë të jashtëzakonshme.
Pa asnjë kompromis në dizenjo. Peugeot Rifter i ri përfaqëson elegancën, qëndrueshmërinë, gatishmërinë dhe fuqinë, të gjitha të kompozuara në një automjet. Me pjesën ballore të shkurtër dhe të lartë, si dhe me një fushë-pamje të përmirësuar, Peugeot Rifter i ri është përshtatur për të gjitha llojet e rrugëve. Fenerët dhe grila vertikale theksojnë siluetën e saj të mrekullueshme, kompakte dhe dinamike.
Peugeot Rifter i ri është një pasues krenar i modelit të vjetër. Me frontin dallues që kishte disa modele të mëparshme të Peugeot dhe dritat e pasme mbresëlënëse, Peugeot Rifter i ri shihet si një ikonë e re e markës. Versioni GT Line e tregon më së miri këtë koncept me kombinimin perfekt të dizenjos moderne dhe të elegancës.
PEUGEOT i-COCKPIT®, ju fton në eksperienca të reja
Me PEUGEOT i-Cockpit®, do të zbuloni eksperica më intuitive me timonin kompakt dhe me ekranin me prekje 8" i. Mbani kontrollin e automjetit në pozicion të rehatshëm me anë të Advance Grip Control i cili përmirëson mënyrën e drejtimit.
MOTORI RIFTER
Akoma më shumë kënaqësi në drejtimin e saj. PEUGEOT Rifter i ri ka një konsum të ulët të karburantit, në sajë të motorëve novatorë me naftë dhe benzinë, si dhe transmisionit të ri automatik me tetë raporte shpejtësie EAT8.