Peugeot Rifter

cover.jpg

E VEÇANTË NË ÇDO ELEMENT

peugeot-rifter-1802styp033.433467.jpg

DIZENJO PA KOMPROMIS

PEUGEOT RIFTER i ri përfaqëson elegancën, qëndrueshmërinë, gatishmërinë dhe fuqinë, të gjitha në një automjet. Me kapakun më të shkurtër dhe të lartë të motorit, si dhe me fushë-pamje të shtuar, RIFTER i ri i ngjan një SUV. Grila e saj vertikale dhe dritat LED DRL i theksojnë një siluetë të ekuilibruar, kompakte, dinamike.

peugeot-rifter-2018-127-fr.433454.jpg

KARAKTER I FUQISHËM

Me siluetën e saj elegante dhe të sofistikuar, PEUGEOT RIFTER nuk mund të mbetet pa u vënë re. Grila e parë alumini i, disqe alumini 17" në formë diamanti, barra mbi tavan, mburojat e zeza anësore, përforcojnë stilin e mrekullueshëm të PEUGEOT RIFTER të ri.

peugeot-rifter-1802styp006.433455.jpg

EMBLEMA E LUANIT

Peugeot Rifter krejtësisht i ri vjen si simbol i markës dhe tregon dhe shfaq nënshkrimin e njohur me tre kthetra që është pjesë integrale e identitetit të stilit të Peugeot, si dhe xhama të errësuar inë pjesën e pasme, dhe elektrike i.

INTERIOR MODERN

peugeot-rifter-2018-093-fr.433456.jpg

Rehati e pakrahasueshme. Sapo të prekni timonin e Peugeot Rifter, ju ofrohet një pozicion komfort dhe me kualitetit të lartë dhe sedilje ergonomike të projektuara për t'ju përshtatur nevojave të çdo drejtuesi, E gjithe pjesa e pasagjerëve bëhet një vend relaksues në sajë të akustikës premium.

SEDILJE MODULARE PËR MË SHUMË HAPËSIRË

Ky është një automjet i aktivitetit të kohës së lirë që përshtatet për të gjitha nevojat tuaja. I disponueshëm me 5, ose 7 vende dhe në dy gjatësi (standarte dhe të gjatë), Peugeot Rifter është jashtëzakonisht i adaptueshëm dhe ofron një dizenjo shumë praktike dhe të gjithanshme që është në gjendje të shkëlqejë në çdo situate. Sediljet përpara dhe prapa janë me ndarje 2/3 dhe 1/3i, ose 3 vende individuale i të palosshme të cilat, me sistemin 'Magic Flat'i , mund të palosen në dysheme. Në rreshtin e tretë në versionin 7-vendësh ka dy vende individuale të nxjerra - duke ju lejuar të vendosni konfigurimin tuaj të preferuar. Arkitektura e saj e optimizuar, krenohet me një nga ofertat më të mëdha në treg: nga 775 litra deri në 4.000 litra, sipas versionit. Me dritare fundore i që hapet dhe me sedilje që palosen i, e bëjnë ngarkimin e objekteve akoma më të lehtë.

TAVANI PANORAMIK ZENITH®

Tavani panoramik Zenith® do t'ju ofrojë më shumë se dritë. Përveç hapjes elektrike dhe ndriçimit të ambjentit LED, ofron një hapësirë të gjerë për ruajtjen e objekteve në disa vende të vendosura mbi kokat e drejtuesit dhe të pasagjerit të parë.

ZGJEDHJE INTELIGJENTE PËR HAPËSIRA MAGAZINIMI

Hyni në një hapësirë krejtësisht të re. Panelet e përparme dhe të pasme të derës, konsola qendrore, këmbët, PEUGEOT RIFTER është projektuar për të ruajtur më shumë artikuj për përdorim të përditshëm.