GJENERATA E RE E MOTORËVE Motori i ri inovativ PEUGEOT RIFTER kombinon në mënyrë të përkryer performancën dhe konsumin. Gjenerata e re e motorit të benzinës PureTech dhe motorëve të naftës BlueHDi sigurojnë kënaqësi më të madhe për një eksperiencë të paharrueshme. RIFTER i ri mund të pajiset me motorin BlueHDi 100 BVM5i dhe PureTech 110 S & S BVM6 i. Shifrat specifike për konsumin e karburantit dhe emetimet e CO2 janë në përputhje me ciklin e homologimit NEDC, (R (CE) Nr. 715/2007 dhe R (CE) Nr. 692/2008 në versionet përkatëse), duke bërë krahasime me automjete të tjera .
KUTIA E NDËRRIMIT TË SHPEJTËSISË EAT8 Grip Control ofron një udhëtim më fleksibël. Kutia e ndërrimit të shpejtësisë EAT8 i me 8 raporte ofron ndërrime të qeta dhe plotësisht të pavarura, për të qenë gjithmonë në shpejtësinë e duhur. EAT8 kontrollohet nëpërmjet një përzgjedhësi rrotullues kompakt që përmban kontrollin e impulsit elektrik me teknologjinë Quickshift.
Me sisteme të ndryshme manovrueshmërie në PEUGEOT RIFTER, ju do të parkoni me lehtësi dhe do të shijoni më shumë liri. Me kamerën e pasme Visiopark 1 i, Park Assist i i gjeneratës së fundit dhe sistemi i monitorimit të këndit të vdekur, ju jeni tashmë në gatishmëri për të gjitha llojet e rrethanave.
Me sistemet e reja të asistimit të PEUGEOT, RIFTER i ri e bën udhëtimin më të lehtë dhe ju jep qetësi dhe siguri. Me sistemin e avancuar të njohjes së trafikut, me rekomandimet për limitimin e shpejtësisë i, me Adaptive Cruise Control me sistemi Stop i, me sistemin e njohjes së korsive, si dhe me teknologjinë për frenimin të asistuar, udhëtimi juaj bëhet më i veçantë.