PEUGEOT PARTNER, një automjet tregtar për t'ju ndihmuar në punën tuaj të përditshme. Vëmendje e veçantë i kushtohet modelimit, komoditetit dhe lehtësisë së përdorimit. PEUGEOT E RE PARTNER është krijuar për profesionistë që duan të provojnë një eksperiencë të re drejtimi.
PEUGEOT E RE PARTNER vjen me një grilë vertikale të fortë dhe fenerë të dizajnuar mirë. Permasat janë të balancuara në mënyrë të përkryer me një kofano të shkurtër dhe horizontale, profil i lartë dhe me fund të prerë. Për ata që kalojnë shumë orë në makinën e tyre, iu kushtua vëmendje e veçantë rehatisë akustike.
Kur hyni në Peugeot Partner, vëmendja juaj tërhiqet nga paneli i instrumenteve dhe PEUGEOT i-Cockpit®. Gjithçka është e aksesueshme lehtësisht, shoferi mbetet i përqëndruar në ngarjen dinamike dhe intuitive falë timonit kompakt. Informacioni bazë i drejtimit është në fushën e shikimit të shoferit dhe mund të lexohet pa pasur nevojë të hiqni sytë nga rruga. Ekrani me prekje prej 8”i, i vendosur në mes të kroskotit, ofron qasje të drejtpërdrejtë në funksionet themelore: radio, navigim, të dhenat e automjetit, telefoni.
PEUGEOT PARTNER mund të pajiset me një sedilje Multiflexi. Kjo pajisje u mundëson 3 pasagjerëve përpara të ulen të qetë në mënyrë që të transportohen ekipet, ose ngarkesat duke optimizuar edhe kohën e transportit. Hapësira është më e madhe falë mungesës së një leve freni manual..
Automjeti juaj është gjithashtu një zyrë portative falë një tryeze e cila është e vendosur nën sediljen e mesit të vendeve para e cila është e palosshme. Pajisja mund të rrotullohet drejt shoferit, ose pasagjerit të përparëm dhe shërben si kapak për zonën e depozitimit nën sedilje.
Zonat e mbajtjes së objekteve janë krijuar për një larmi qëllimesh. Ato janë lehtësisht të arritshme dhe janë shpërndarë me zgjuarsi në të gjithë kabinën, siç janë: ndarja e bagazhit, hapësira e tavanit, ndarja poshtë dorezave tek dera e pasagjereve përpara. Hapësira mund të përdoret si një ftohës i dhe lejon, nëse është e nevojshme, vendosjen e një kompjuteri 15 " duke përdorur dhe një karikues 220V
Përveç opsioneve të zakonshme , PEUGEOT PARTNER i ri ofron, për herë të parë, "versione speciale", të përshtatura për nevoja specifike.
Versioni GRIP është projektuar për terrene më të rënda, për mbajtjen e ngarkesave të rënda dhe të gjata dhe për akomodimin e qetë deri në 3 pasagjerë.
Versioni ASPHALT ka për synim shoferët që kalojnë orë të gjata pas timonit dhe kanë nevojë për rehati dhe siguri.
Me këto versione ju keni më shumë mundësi për t'u përshtatur me nevojat tuaja specifike.
Ju gjithashtu mund të zgjidhni verzionin CREWCAB, që mund të akomodojë deri në 5 persona përfshirë dhe ngarkesën.
Versioni ASPHALT është i destinuar për shoferët që kalojnë orë të gjata pas timonit dhe të cilët kanë nevojë për rehati dhe siguri. Ky version ka:
Versioni GRIP është projektuar për terrene më të veshtira, për mbajtjen e ngarkesave të rënda dhe të gjata dhe për akomodimin e qetë deri në 3 pasagjerë.
Përveç fuqisë, ky version ka:
Ju gjithashtu mund të zgjidhni PEUGEOT PARTNER në versionin CREWCAB të disponueshëm për herë të parë në versionin LONG. Sedilja e rreshtit të dytë është imituar nga PEUGEOT Rifter për të krijuar hapësirë për pasagjeret, gjë që është mjaft e bollshme. Vendet e radhës së dytë, si dhe sedilja e pasagjerëve përpara, palosen për të liruar vend për ngarkesa më të mëdha.
CREWCAB ju siguron konfigurimin e mëposhtëm:
Ky version siguron kapacitetin e ngarkesës prej 850 kg dhe është në dispozicion me "Building Pack" i si një pajisje shtesë.