Pas vendimeve të qeverisë dhe për të garantuar sigurinë e të gjithëve, Salloni dhe Servisi i autorizuar Peugeot qëndron i hapur në orarin 08:00-16:30, duke respektuar të gjitha kushtet e higjenës sipas kërkesave të autoriteteve shëndetësore.
Për shërbimet e servisit, paraprakisht duhet që të lini takimin tuaj në numrin e telefonit 0696006060 dhe të informoheni rreth masave higjenike për të respektuar rekomandimet më të fundit të autoriteve shëndetësore.Ekipet tona të shitjeve, servisit dhe pjesëve të këmbimit mund të kontaktohen nga ana juaj edhe nga distanca.
Ju mund të përdorni format tona të kontaktit në dispozicion në faqen tonë www.peugeot.al për të dërguar kërkesën tuaj.
Ndërsa presim t'ju shohim përsëri, kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj.
Ekipi i Peugeot Albania