208

PEUGEOT 208

Peugeot 208 të mahnit në shikim të parë me stilin e tij të ri. Ky model kompakt dhe i gjeneratës së re është më sportiv dhe më elegant. Peugeot 208 vjen me një stil më të sofistikuar, me një zgjedhje e ngjyrave të freskëta të jashtme dhe me teknologji inovative.

3 ARSYE PSE DUHET TË ZGJIDHNI PEUGEOT 208

STIL TËRHEQËS

STIL TERHEQES

DREJTIM INTUITIV DHE ELEKTRIZUES

DREJTIM INTUITIV DHE ELEKTRIZUES

I SIGURT DHE EFIÇIENT

I SIGURT DHE EFIÇIENT

STIL TËRHEQËS

STIL TERHEQES 1

Në shikim të parë, PEUGEOT 208 duket i fuqishëm, mbresëlënës dhe aerodinamik, i plotësuar me një ngjyrë të re metalike "Orange Power", duke shfaqur një lloj freskie.

Me dizenjon tashmë të avancuar dhe inovative, Peugeot 208 bëhet më i mprehtë dhe më karakteristik me grilën e gjerë të integruar në parakolpin e parë. Ky stil i ri i mrekullueshëm plotësohet nga fenerët e rinj të dyfishtë, opsion standart duke filluar nga niveli aktiv i pajisjeve. Spektri i ngjyrave të Peugeot 208 është zgjeruar me disa nuanca të reja, duke përfshirë edhe Orange Power e ri metalik.

DREJTIM INTUITIV DHE ELEKTRIZUES

DREJTIM INTUITIV DHE ELEKTRIZUES 1

Eksploroni Peugeot i-Cockpit në modelin 208. Me timon kompakt, panel të instrumentave në fushë-pamjen e shoferit dhe ekran me prekjei, ju do të zbuloni një eksperiencë krejtësisht ndryshe që kombinon energjinë me elektrizimin.

Janë realizuar përmirësime në komoditetin dhe brendësinë e Peugeot 208. Timoni tani është i modeluar me lëkurë me kokrriza në nivelin Access, ndërsa nivelet Active dhe Allure janë të pajisura me materiale të veçanta tek sediljet.

I SIGURT DHE EFIÇIENT 1

I SIGURT DHE EFIÇIENT

Të gjitha performancat e Peugeot 208 përmbushin standardet e emetimit të gazrave CO2Euro 6.

Teknologjia BlueHDi ofrohet tek motorët me nafte 1.6 litra, tani në dispozicion me 100 KF S&S, të shoqëruar me një transmetim manual me gjashtë raporte shpejtësie dhe me një konsum mbresëlënës prej 3.5 l / km dhe që prodhon vetëm 94 g/km CO2.

Familja e motorëve me benzinë PureTech me tre cilindra është zgjeruar me një motor turbo 110 KF S&S 1.2 litra. Së bashku me kambion manuale me gjashtë raporte shpejtësie, ky motor arrin të emetojë vetëm 103 g/km CO2

I SIGURT DHE EFIÇIENT 2

Peugeot 208 vjen me transmisionin automatik me gjashtë raporte shpejtësie EAT6 i, i cili përdor teknologjinë Quickshift, duke lejuar ndryshime më të shpejta të ndërrimit të raporteve.