308

Modeli i ridizejnuar dhe kompakt PEUGEOT 308 i ka të gjitha cilësitë për një eksperiencë të paharrueshme në drejtimin e saj.

PEUGEOT 308, Dizenjo e veçantë

 308 1

Karakter dhe performancë

Linjat e mprehta dhe dizenjo e veçantë janë shenjat dalluese të markës PEUGEOT. PEUGEOT 308 nuk bën përjashtime, si brenda, ashtu dhe jashtë, për çdo detaj. Duke shfaqur dizenjon më të fundit të PEUGEOT, modeli 308 menjëherë tërheq vëmendjen. Vjen me një profil të rafinuar në pjesen e përparme, ku përfshihet edhe logo origjinale e markës PEUGEOT në pjesën e grillës.

peugeot-308-2017-442-fr.287282.jpg

PEUGEOT i-COCKPIT®, për një eksperiencë më të mirë në drejtim

Krijuar sipas standardeve më të fundit, brendësia e automjetit me PEUGEOT i-Cockpit® është një tipar i gamës së PEUGEOT 308. Filozofia e PEUGEOT i-Cockpit® fokusohet në kontrollin e plotë të drejtimit, duke lejuar zotërim më të madh të rrugës. Elementët kryesorë janë timoni multifunksional dhe kompakt që ju ofron një gatishmëri më të madhe, një panel i cili siguron informacionin kyç të rrugës dhe një ekran me prekje 9,7" me ndjeshmërine e nivelit të një smartphone.

Peugeot 308 GT Line, Dizenjo sportive

308 GT LINE, DIZENJO SPORTIVE 1 1
308 GT LINE, DIZENJO SPORTIVE 1 2
308 GT LINE, DIZENJO SPORTIVE 1 3

Stil ndryshe

Me linja të guximshme dhe të qarta dhe me motorë shumë efikasë, linja e PEUGELT 308 GT Line arrin një ekuilibër të përsosur. Detaje të kuqe në brendësi dhe çati të qelqtë, ofrojnë kënaqësi maksimale në drejtim, ndërsa tiparet teknologjike si: Navigimi 3D dhe kamera me ngjyra 180° në pjesën e pasme, ofrojnë shoqërimin ideal për çdo udhëtim.

Ndërlidhje e plotë

Çlirojeni stresin gjatë drejtimit me PEUGEOT 308, me navigim aktiv të nivelit 3D*. Së bashku me sistemin TomTom®, ju merrni përditësime në kohë reale për kushtet e trafikut të udhëtimit tuaj, duke treguar drejtime alternative për drejtimin e makinës. Karakteristika të tjera përfshijnë: informacionin lokal të kohës, çmimet e karburantit dhe pikat e pompave, si dhe kërkimin e pikave të interesit (vende me interes). Për lidhjen e përsosur të telefonit tuaj, PEUGEOT 308 gjithashtu përmban opsionin e Mirror Screen®, i cili përfshin: Android Auto®, Apple CarPlay ™ dhe Mirror Link®.
* Versioni Active dhe Allure kërkojnë përhere një lidhje me smartphone për qasje në shërbimet që lidhen me TomTom®.

Peugeot 308 GT, Identitet i zgjuar

IDENTITET I ZGJUAR

Përcaktimi i traditës

Dashurohuni me PEUGEOT 308 GT dhe dizenjon e saj të guximshme. Eleganca gdhëndet përsosmërisht në parakolpin elegant të zi. E ulur 10 mm më shumë në pjesën e pasme dhe 7 mm në pjesën e përparme, 308 GT ka një vështrim impresionues. Përjetoni emocionet e kësaj makine në rrugë jashtë qytetit, me "Driver Sport Pack", dinamikë e përmirësuar e drejtimit për aventura të garantuara.

IDENTITET I ZGJUAR

I projektuar për kënaqësi

Tema sportive forcohet me zgjedhjen e dy motorëve ekskluziv të PEUGEOT 308 GT, duke zgjedhur një motor me benzinë 1.6 L THP 205 kf me një transmision manual me 6 raporte shpejtësie, ose motor 2.0 L BlueHDi 180 kf, i cili përshtatet me kutinë e re të shpejtësisë EAT8 me 8 raporte shpejtësie. Me ndryshimet progresive, zvogëlimi i peshës dhe konsumi i përmirësuar i karburantit, transmisioni EAT8 bën debutimin e tij në rangun e ri të PEUGEOT 308. Me ndihmën e një kontrolli elektrik me impulse elektrike, EAT8 është dizajnuar për të optimizuar kënaqësinë e drejtimit.

Foto Galeria