Peugeot Expert

 Expert

Automjeti PEUGEOT Expert ofron një numër përfitimesh në sajë të platformës së saj që do ta bëjnë më të lehtë jetën tuaj të biznesit dhe do të plotësojë çdo nevojë tuajën. Me motorin e tij modern mund të kombinoni kënaqësinë e drejtimit me punën tuaj të përditshme.

3 ARSYE PSE DUHET TË ZGJIDHNI PEUGEOT EXPERT

Gama e Peugeot Expert jep automjete TREGTARE per cdo lloj biznesi 1

Gama e PEUGEOT Expert ofron automjete tregtare për çdo lloj biznesi

Fuqia dhe moderniteti i PEUGEOT Expert janë të dukshme në dizenjon e tij. Me tre gjatësi të ndryshme, duke përfshirë versionin e ri "Compact" me vetëm 4.6 m gjatësi, gjeni me lehtësi atë që i përshtatet kërkesave tuaja.

Gjithashtu, PEUGEOT Expert është në dispozicion me një gamë të gjerë të modeleve të ndryshme - automjeteve për mallra, automjete për pasagjerë deri në nëntë vende - për të përmbushur të gjitha nevojat e profesionistëve të sotëm.

Gama e Peugeot Expert jep automjete TREGTARE per cdo lloj biznesi 2

Pa u kufizuar për lëvizje brenda qytetit

Versioni "Compact" 4.60 m e bën lëvizjen tepër të lehtë, dimensionet e të cilit janë veçanërisht të përshtatshme për rrugë si jashtë, ashtu edhe brenda qytetit.
Gjithashtu, PEUGEOT Expert Compact mban një ngarkesë deri në 1.400 kg, vëllim deri në 5.1 m3 i dhe objekte me gjatësi deri në 3.32 m. PEUGEOT Expert është gjithashtu i përshtatshëm për parkim në vende me lartësi të kufizuar prej 1.90 m i

Fleksibilitet më i madh për një produktivitet më të madh

Modularitet me i madh per nje produktivitet me te madh 1
Modularitet me i madh per nje produktivitet me te madh 2
Modularitet me i madh per nje produktivitet me te madh 3

PEUGEOT Expert vjen i pajisur me një ndarje "Moduwork" i, që do të thotë se një ngarkesë deri në 4 m gjatësi mund të sistemohet në dysheme duke mbajtur dy vendet e para të lira. Vëllimi 6.6 m3 dhe dera rrëshqitëse që hapet pa duar i, natyrisht, e bëjnë jetën më të lehtë, pasi ky tipar i ri do t'ju lejojë të ngarkoni dhe shkarkoni me lehtësi.

Gjenerata e re e një platforme për një efikasitet të shtuar

Gjenerata e re e nje platform per nje efikasitet te shtuar

PEUGEOT Expert prezanton platformën e saj modulare EMP2 i. Duke kombinuar nivelin e lartë të rehatisë në rrugë, cilësine dhe efikasitetin, ajo mund të akomodojë një ngarkesë deri në 1.400 kg.

PEUGEOT Expert ofron kënaqësi të jashtëzakonshme në lëvizje në sajë të motorëve BlueHDi me 95 - 180 kf dhe 400 Nm i, të kombinuara me një transmision automatik EAT6.
Përfitoni nga nivelet e ulëta të konsumit të karburantit dhe emetimet e CO2 i për të patur një ambjent dhe ajër sa më të pastër.