POLITIKAT E PRIVATËSISË DHE MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE




POLITIKAT E PRIVATËSISË DHE MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Politikat e privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave personale

Kjo politikë mbi të Dhënat Personale rregullon mënyrën me të cilën Shoqeria AVEL Sh.p.k. me adresë Autostrada Tiranë-Durrës Km 5, Rruga Monun Nr.58, Fshati Kashar, 1051 Tiranë, Shqipëri, mbledh, përdor dhe mban të dhënat e mbledhura gjatë vizitës në faqet tona të internetit. Kjo politikë e privatësisë zbatohet vetëm në faqet e internetit (në pronësi të AVEL Sh.p.k.) dhe nuk zbatohet për të dhënat personale të mbledhura në mënyra të tjera. Kjo politikë nuk zbatohet nëse faqet tona të internetit vizitohen nëpërmjet faqeve të tjera.

Gjatë vizitës tuaj në internet, privatësia juaj respektohet plotësisht dhe aktivitetet tona korrespondojnë me ligjet europiane, Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave 2016/679 e datës 27 prill 2016) dhe ligjet në Republikën e Shqipërisë.

Informacioni që mbledhim:


Të dhënat publike

Është e mundur që ju të vizitoni dhe të përdorni faqen tonë pa zbuluar identitetin tuaj, apo ndonjë të dhënë tjetër personale që lidhet me të.

Kur vizitoni faqen tonë të internetit, merrni parasysh natyrën e internetit, mbledhja e të dhënave nga përdoruesit, si dhe për treguesit statistikorë që përdoren për të përmirësuar cilësinë e internetit të faqes. Informacion i tillë mund të përfshijë emrin e shfletuesit, numrin e vizitave, kohën mesatare të shpenzuar në faqe, llojin e kompjuterit dhe informacionin teknik për lidhjen e përdorur nga përdoruesi gjatë vizitës, siç është sistemi operativ dhe furnizuesi i shërbimit të internetit, adresave IP (Internet Protocol) që janë caktuar nga ISP-të dhe janë të ndryshme për secilin përdorues të internetit.

Të dhëna Personale

Kur përdorni disa funksionalitete (aplikacione, kërkesa) në faqen tone, si forma të kontaktit, kërkesat e ofertës së automjeteve, test drive, kërkesa për servis dhe pjesë këmbimi, kërkesa për lajme, njoftime dhe promovime, etj. Shoqëria AVEL Sh.p.k. përpunon të dhënat tuaja personale dhe informacionin e kontaktit, vetëm nëse ju i dorëzoni vullnetarisht në faqen tonë të internetit për përdorimin e shërbimeve dhe produkteve tona. Këto të dhëna personale mund të përfshijnë emrin, mbiemrin, e-mail, numrin e shasisë, numrin e telefonit dhe / ose informacione të tjera të kontaktit, të cilat përdoren në përputhje me politikën e privatësisë dhe qëllimin për të cilin i keni lënë.

Objektivat, përpunimi dhe përdorimi i të dhënave

Objektivat për të cilat mbledhim informacionin, janë si më poshtë:

  • Përpunimi i kërkesës tuaj;
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët;
  • Kryerja e hulumtimeve, kërkimeve, apo statistikave për të vlerësuar më mirë cilësinë e produkteve, si dhe parashikimi i nevojave të klientëve të saj;
  • Analizimi dhe optimizimi i faqes së internetit;
  • Dërgimi i ofertave tona promocionale, lajmet dhe ngjarjet (gazetat, ftesat, pyetësorët, sondazhet dhe botimet e tjera).

Marrësit e të dhënave personale

Të dhënat personale që ne përpunojmë, do të ndahen nga Shoqëria AVEL Sh.p.k. tek një numër i kufizuar përdoruesish, sipas qëllimit të përpunimit, si më poshtë:

  • Çdo kompani që i përket të njëjtit grup si Shoqëria AVEL Sh.p.k.;
  • Çdo ofrues i shërbimeve të palës së tretë dhe / ose ndonjë kompani që i përket grupit të njëjtë si Shoqëria AVEL Sh.p.k, të përfshirë në ofrimin e servisit që kërkohet nga ju për qëllimet e lartpërmendura;
  • Çdo partner tregëtar i Shoqërisë AVEL Sh.p.k., është i detyruar të ruajë konfidencialitetin.

Qëllimi i ndarjes

  • Për analizimin dhe zhvillimin e produkteve që ne ofrojmë;
  • Për kryerjen e fushatave të marketingut, kryerjen e anketave të kënaqësisë së klientit dhe propozimin e ofertave tregtare të përshtatura për nevojat e klientëve;
  • Për qëllime statistikore dhe përpunim statistikor mbi të dhëna anonime.

Siguria dhe ruajtja e të dhënave

I gjithë komunikimi ndërmjet përdoruesve dhe faqes, bëhet përmes një protokolli të sigurt të koduar (https).

Përpunimi i të dhënave tuaja personale do të bëhet në përputhje me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale të Republikës së Shqipërisë, duke marrë të gjitha masat teknike dhe organizative të përcaktuara për sigurimin e konfidencialitetit dhe mbrojtjes në përpunimin e të dhënave personale që kemi. Punonjësit e Shoqërisë AVEL Sh.p.k. janë të detyruar të mbajnë të gjitha informatat (përfshirë të dhënat personale) konfidenciale gjatë kryerjes së detyrave të tyre. Shoqëria AVEL Sh.p.k. zbaton masat e sigurisë për mbledhjen, ruajtjen dhe përpunimin e informacionit për t’u mbrojtur nga aksesimi, ndryshimi, zbulimi, ose shkatërrimi i të dhënave tuaja personale, si dhe të dhënat jo-personale të ruajtura në faqen tonë. Të dhënat personale mund të zbulohen vetëm tek autoritetet kompetente, siç parashikon ligji.

Të dhënat do të ruhen për një periudhë të caktuar kohore, për aq kohë sa arsyeja për të cilin i keni lënë ato është akoma e vlefshme. Gjatë kësaj periudhe, ju rezervoni të gjitha të drejtat tuaja individuale, si ato të aksesimit, korrigjimit, fshirjes, kufizimit të përpunimit, transferimit, kundërshtimit dhe e drejta për të mos iu nënshtruar vendimmarrjes së automatizuar, duke përfshirë edhe profilizimin.

Periudha e ruajtjes së të dhënave tuaja personale të mbledhura nga Shoqëria AVEL Sh.p.k., mund të përcaktohet me qëllim të përpunimit të të dhënave sipas kritereve të mëposhtme:

  • Kohëzgjatjes së marrëveshjes së lidhur me ju në përputhje me ligjin;
  • Kohëzgjatjes marrëdhënies biznesit me ju.

Të dhënat e ruajtura për qëllime të caktuara, do të mbahen sipas nevojës për qëllime të përpunimit të të dhënave personale të përcaktuara në nenin "Objektivat, përpunimi dhe përdorimi i të dhënave".

Shfletuesit në faqen e internetit

“Cookies” janë skedarë të vegjël të tekstit që rregjistrohen në pajisjen tuaj (kompjuter, telefon celular, tabletë, etj.) për të mbajtur gjurmët e lëvizjes së shfletuesit tënd nga faqja e internetit dhe nuk janë të lidhur me të dhënat tuaja personale që ju keni dhënë. Me ndihmën e këtyre skedarëve, ndiqet lëvizja e vizitorëve, duke mbledhur të dhëna për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe për të optimizuar dhe rritur funksionalitetin e faqes. Faqja ka një lloj “cookie” që ruhet në kompjuterin e përdoruesit për aq kohë sa është caktuar në shfletues. Përdoruesit mund të zgjedhin që të refuzojnë “cookie”. Nëse përdoruesit zgjedhin këtë mundësi, një pjesë e faqes së web-it mund të mos funksionojë mirë.

Kur vizitoni njërën nga faqet tona të internetit, ose përdorni aplikacionet tona, ose mjete të tjera dixhitale, në varësi të pëlqimit tuaj, ne mund të përdorim “cookie” dhe teknologji të tjera për të mbledhur të dhënat e mëposhtme:

  • Adresën IP, informacionin e lidhjes, llojin e shfletuesit, vendndodhjen, zonën orare, sistemin operativ dhe informacione të tjera teknike;
  • Informacion për vizitën tuaj, duke përfshirë faqet e internetit që vizitoni para dhe pas faqes sonë të internetit dhe produkteve që shihni;
  • Kohëzgjatja e vizitave në materialet e faqes sonë të internetit dhe informacionin rreth ndërveprimit midis faqeve.

Shoqëria AVEL Sh.p.k. përdor “cookie” të palëve të treta (Google Analytics). Këto “cookie” janë për statistikat anonime dhe nuk përfshijnë informacion personal.

Mos harroni se ju gjithmonë keni kontroll të plotë mbi “cookie”. Shumica e motorrëve të kërkimit, ofrojnë përjashtimin e plotë të “cookie” përmes opsioneve, për çdo shfletues veç e veç.

Marketingu

Informacioni i mbledhur përmes përdorimit të “cookie” mund të përdoret për marketing në Google AdWords dhe Facebook, ose për reklamim në faqet e interneteve të tjera që do të vizitohet nga përdoruesi, i cili më parë vizitoi faqen tonë të internetit.

Google, Facebook dhe palët e tjera të treta shfaqin AdWords. Të ashtuquajturat "reklama" nëpër faqe dhe aplikacione të ndryshme që përdoruesi viziton dhe përdor. Këto "reklama" bazohen gjithashtu në vizitat e mëparshme të përdoruesve në faqen tonë të internetit duke përdorur “cookie”.

Përdoruesit mund të personalizojnë preferencat e tyre mbi mënyrën se si Google dhe Facebook i reklamojnë ato duke hyrë në faqet e mëposhtme:

Për "Google":
https://support.google.com/ads/answer/2662922?hl=en,
Për "Facebook":
https://www.facebook.com/ads/website_custom_audiences/.
Përdoruesi mund të heqë dorë tërësisht nga ky lloj reklamimi bazuar në interesin e tij të mëparshëm duke vendosur cilësimet e “cookie” në shfletuesin që përdoret nga përdoruesi. DoNotTrack ("DNT") është një funksionalitet që i lejon përdoruesit të ngrijë shfletuesin e tij në një mënyrë që informon faqet e internetit se lëvizja e tij në internet nuk është e gatshme të shihet. Funksioni "DNT", përdoruesi mund të aktivizojë, ose çaktivizojë, duke vizituar seksionin "Preferencat", ose "Cilësimet", në varësi të llojit të shfletuesit të internetit që përdor.

Liria e zgjedhjes, marrëveshja dhe të drejtat tuaja

Ju kontrolloni informacionin që jepni në faqen tonë të internetit. Sidoqoftë, nëse vendosni të mos lini të dhënat tuaja, ju lutem vini re se ju nuk mund të jeni në gjendje të përdorni disa pjesë të faqes së internetit.

Duke plotësuar kërkesat në dispozicion (formularët e kontaktit) në faqen tonë të internetit, ju pranoni këtë politike privatësie dhe ju pranoni që të kontaktoheni sipas informacioneve të specifikuara në kontakt.

Ne do t'i respektojmë plotësisht të gjitha të drejtat tuaja në përputhje me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale të Republikës së Shqipërisë dhe Rregulloreve të Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Anëtarëve të Bashkimit Evropian (G.D.P.R.).

Në pajtim me rregulloret ekzistuese për mbrojtjen e të dhënave personale, ju keni të drejtë të aksesoni, korrigjoni, fshini, kufizoni përpunimin, merrni një kopje të të dhënave tuaja personale për qëllimet tuaja, ose transferoni atë tek një ofrues tjetër i shërbimit, sipas dëshirës tuaj, si dhe të drejtën për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave tuaja personale kur këto të dhëna përpunohen për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë dhe të mos i nënshtrohen vendimmarrjes automatike.

Të gjitha këto të drejta, aplikohen brenda kufijve të parashikuar nga rregulloret ekzistuese për mbrojtjen e të dhënave personale.

Këto të drejta mund të merren thjesht duke i kërkuar Shoqërisë AVEL Sh.p.k. në adresë e e-mail: [email protected]

Ndryshime në politikën e privatësisë të të dhënave personale

Shoqëria AVEL Sh.p.k. ka të drejtë të përditësojë këtë politike privatësie në çdo kohë. Kur ta bëjmë këtë, ne do të japim njoftim në faqen e internetit ku dhe do të freskohet data e përditësimit në fund të kësaj faqeje. Përdoruesi pranon dhe pajtohet që është përgjegjësia e tij të kontrollojë periodikisht Politikën e Privatësisë dhe të jetë i vetëdijshëm për ndryshimet.

Pranimi i kushteve

Duke përdorur këtë faqe, Përdoruesi pajtohet me dispozitat e kësaj Politike të Privatësisë. Nëse nuk pajtoheni me Politikën, mos e përdorni faqen e internetit.