SUV 3008

SUV 3008

Motorët

Motorët 1
Motorët 2

Duhet të eksplorojmë botën, por edhe ta respektojmë atë, duke përdorur teknologji efikase për mjedisin. Platforma EMP2 është e kombinuar me performancën e lartë të motorëve PureTech dhe BlueHDi, si dhe me transmision automatik EAT8, për ta bërë PEUGEOT 3008 një nga SUV më efiçient në segmentin e saj.

Karakteristika Inovative

Karakteristika Inovative

A i keni duart e zënë? Falë derës së pasme që hapet pa duar i, automjeti mund të hapet dhe të mbyllet vetë për të siguruar një proçes të kujdesshëm gjatë ngarkimit. Vetëm lëvizni këmbën tuaj nën parakolpin e pasëm për të aktivizuar funksionin dhe bëjeni më të lehtë jetën tuaj.

Inovacion në lëvizshmëri

Pionierët e PEUGEOT për zgjidhjet e reja të lëvizshmërisë urbane, e kanë befasuar përsëri industrinë me dy pajisje të reja elektrike: PEUGEOT Micro e-Kick scooter dhe e-Bike. Partnerë të përkryer për PEUGEOT tuaj, ato janë zgjidhje unike dhe përgjegjëse për mjedisin. Këto pajisje të reja lëvizshmërie përshtaten mjaft mirë brenda Dockstation i, kështu që ju mund t'i vendosni ato në një vend të sigurt dhe të karikoni i bateritë e tyre kur automjeti është në lëvizje.

Gomat Michelin

Gomat Michelin 1
Gomat Michelin 2

Për PEUGEOT 3008, Michelin zhvilloi gomën e hollë Primacy 3 që kombinon avantazhet estetike të rrotave 19" të mëdha me një shkallë shumë të lartë të efikasitetit të energjisë, e cila redukton konsumin e karburantit dhe emetimet nga automjeti.

Ndriçimi

PEUGEOT 3008 ka drita të parme të hijshme me elementë të zinj dhe të kromuar, të cilat theksojnë më tej pamjen moderne dhe mashkullore të SUV. Këtu përfshihen dritat e ditës LED dhe ndriçim FULL LED i gjatë natës.

Efekti 3D i LED të pasme në formë kthetrash të tërheq menjëherë. Këto drita janë të dukshme gjatë ditës dhe gjatë natës, të cilat japin një identitet të fuqishëm dhe impresionues në rrugë.