SUV 3008

SUV 3008

Drejtim perfekt në rrugë

Drejtim perfekt në rrugë

Me një qëndrim të ngritur gjatë drejtimit dhe me më shumë pamje, PEUGEOT 3008 SUV ju jep kontroll të saktë dhe të jashtëzakonshem të rrugës. Sapo ta përjetoni këtë eksperiencë të sigurt dhe të qetë, kurrë nuk do të dëshironi të ndaloni!

Drejtim perfekt në rrugë

PEUGEOT 3008 SUV GT ka arritur vlerësimin më të lartë të mundshëm me 5 yje të performancës së sigurisë së automjeteve në vitin 2016 në programin Euro NCAP.
Nga 2016, Euro NCAP mund të japë dy vlerësime për një model:
- 1) nënkupton vlerësimin themelor të sigurisë, i cili i referohet automjetit vetëm me pajisje standarde,,
- 2) tregon nivelin e sigurisë që mund të arrihet me një paketë shtesë, si një opsion.

Ndihmë e përmirësuar e parkimit

Një sistem i përmirësuar i parkimit përdor kamerat në atë mënyrë që drejtuesi të mund të shohë të gjithë pamjen rreth automjetit. Kjo do të thotë se drejtuesi ka një panoramë 360° dhe mund të shohë pengesat pranë automjetit.

Frenim i sigurisë aktive

Kjo teknologji është gjenerata e fundit e një sistemi emergjence të frenimit që ndërhyn në qoftë se zbulon një rrezik të afërt të përplasjes. Kamera dhe radari mund të zbulojnë pengesat lëvizëse dhe statike. Nëse drejtuesi nuk arrin të ndalojë, vetë sistemi e aktivizon frenimit në vend të drejtuesit. Kështu, Sigurisa Aktive ndihmon për të shmangur përplasjen, ose për të minimizuar pasojat duke zvogëluar shpejtësinë.

Cruise Controll i përshtatur me funksionin stop

Duke përdorur radarin, sistemi zbulon automjetin para jush dhe ruan automatikisht distancën e paracaktuar të sigurisë. Ky funksion është i vlefshëm nga 30 km / orë deri 160 km / orë.

Mbajtja e kontrollit

Mbajtja e kontrollit 1
Mbajtja e kontrollit 2

PEUGEOT 3008 SUV është i perfekt në kushtet urbane, por gjithashtu dëshiron të tregojë edhe aftësitë e kontrollit të avancuar të Grip Control i. Altoparlanti i montuar në tastierën qendrore ju lejon të zgjidhni një regjim të mbajtjes së rrugës që i përshtatet më së miri terrenit që jeni duke lëvizur si: dëborë, baltë, ose rërë. Kur hasni në shpate të thepisura, funksioni inovativ Hill Assist automatikisht rregullon shpejtësinë e automjetit në varësi të pjerrësisë, duke e vendosur automjetin në një rënie graduale dhe të lehtë, pa përdorur pedalin e përshpejtuesit dhe frenimin.

Lidhje e përhershme

Lidhje e përhershme 1
Lidhje e përhershme 2

Me funksionin Mirror Screen, ju mund të përdorni të gjitha aplikacionet e telefonit tuaj të pajtueshme me Apple CarPlay ™, MirrorLink® dhe Android Auto* në ekranin me prekje. Ky funksion gjithashtu përmban një karikues wireless të telefonave i

* MIRRORLINK®, APPLE CARPLAY ™ dhe ANDROID AUTO REFILLED mund të përdoren kur një automjet nuk është duke lëvizur. Disa nga funksionet e aplikacioneve do të parandalohen kur automjeti është në lëvizje. Disa nga aplikacionet në telefonin tuaj do të kërkojnë pagesë shtesë për MIRRORLINK®, APPLE CARPLAY ™, apo edhe ANDROID AUTO REFILLED. Funksionet e MIRRORLINK® përdorin teknologjinë MIRRORLINK® (ANDROID, BLACKBERRY dhe WINDOWS me MIRRORLINK®), ose APPLE CARPLAY ™ (për pajisjet IOS), apo përdorimin e ANDROID AUTO (për pajisjet ANDROID). Më shumë informacion gjeni tek http://services.peugeot.fr/decouvrir-mirror-screen.

Sistem premium FOCAL® Hi-Fi

Sistem premium FOCAL® Hi-Fi

Ngisni në luks të plotë, në mënyrë të rehatshme dhe sportive ndërsa muzika juaj dëgjohet në sistemin premium Hi-Fi nga FOCAL® i. Sistemi i 10-altoparlanteve me teknologjinë ekskluzive FOCAL® ju lejon të shijoni një akustikë të pastër dhe të mprehtë. PEUGEOT 3008 SUV është modeli i parë i prodhuar me teknologjinë FOCAL®. Në PEUGEOT 3008 SUV do të shijoni një akustikë që vjen me risi nga një eksperiencë me më shumë se 35 vjet në botën e pajisjeve të riprodhimit të zërit, si dhe të altoparlanteve me cilësi të lartë.